Elezi: Nëse ASh ka ndonjë borxh të palarë ndaj BDI-së është mirë të tregojë

    A i ka Alternativa nën kontroll deputetët e saj?

    Amir Elezi nga Alternativa në Klan Debat theksoi se tre deputetët e tyre janë kompakt dhe u binden vendimeve të organeve partiake, përcjell Nistori.

    “Janë të gjithë bashkë. Po i bëjnë vizitat dhe agjendën që e kemi sot në Kosovë. Ata e dinë se nuk e përfaqësojnë fisin e tyre dhe çfarëdo vendimi që do të marrë Alternativa, do të jetë vendim që do ta ndjekin edhe deputetët e Alternativës”, tha mes tjerash Amir Elezi, nënkryetar i Alternativës.

    Elezi nga Alternativa: Nëse ASh ka ndonjë borxh të palarë ndaj BDI-së është mirë të tregojnë

    Elezi nga Alternativa shpreh dyshimet e tij për hyrjen eventuale të ASh-së në qeveri. Ai theksoi se Aleanca duhet të tregojë nëse i ka ndonjë borxh BDI-së e që po mundohet t’ia lajë duke e shpëtuar nga përçarja që po ndodh brenda partisë së Ahmetit.

    Elezi shprehet se Alternativa nuk është kundër hyrjes së ASh-së në qeveri, por shtoi edhe me kyçjen e saj, sërish nuk arrihet numri prej 80 deputetësh për ndryshimet kushtetuese. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    (PA)VARËSIA E GJYQËSORIT: “Vjetrimi” që po shpëton të akuzuarit!

    Lajmi i rradhës

    SKANDAL / Prindërit shesin 5000 euro fëmijën në barkun e nënës, babai bën pazaret: Bëj ç’të duash me beben, s’më intereson!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë