Emërimet e Këshillit të AShMAA / Dauti: nuk do të tolerojmë politizimin e mediave

    Në Kuvend gjegjësisisht në Komisionin për Zagjedhje dhe Emërime janë emrat e kandidatëve për anëtarë në Agjencionin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. E për këtë ka reaguar deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti. Dauti në fjalën e saj tha se në listën e kandidatëve për anëtarë në AShMAA ka persona të cilët janë të njohur për opinionin, dhe si Aleancë për Shqiptarët dhe Front Europian nuk do të lejojnë politizimin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, shkruan Nistori.

    “Këtë që dal para jush e bëj për të mbrojtur pikërisht pavarësinë e fjalës së lirë që të gjithve na duhet. Unë dua të theksoj se pikërisht në listën e kandidatëve ka emra të cilët, unë sot prita që nuk do të jenë në listë ose mendova për arsye morale do të ishin tërhequr vet të njëjtit. Ose komisioni do ta kishe bërë në mënyrë profesionale punën e vet. Unë asessi të pranoj të bëhem pjesë e një politizimi të tillë të mediave. Kemi pasur edhe dje reagim si parti politike ASh se nuk pajtohemi me këtë politizim apo tentim për politizim të Agjencionit për Shërbime Mediatike”, deklaroi Dauti.

    Deputetja citoi nenin 3, pika 16 i cili e thotë të kundërtën e kryetarit të komisionit, ku anëtari nuk duhet të jetë pjesë e ndonjë organizimi apo kryejnë funksione në organet partiake në 10 vitet e fundit që nga dita e shpalljes së konkursit.

    Gjithsej 24 kandidatë do të garojnë për shtatë vendet e reja në Këshill. Ligji ndalon të zgjidhen anëtarë të Këshillit persona që kanë qenë anëtarë të organeve drejtuese të partive politike në 10 vitet e fundit. Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audio-Vizuale (AShMAA) dhe Këshillit Programor të RTM-së, zvaritet prej vitesh, për faktin se partitë maqedonase nuk arrinin të gjejnë gjuhë të përbashkët.

    Kujtojmë se edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, u kërkua një gjë e tillë, pra të emërohen anëtarë të Këshillit Programor të Transmetuesit Publik dhe Këshillin Rregullator të Medias. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: është akt patriotik që qytetarët të kenë më shumë fëmijë

    Lajmi i rradhës

    Ish-gjenerali serb e pranon përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë për lirim të parakohshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë