EMV-ja do të shfrytëzojë gazin e Makpetrolit, ndërsa nga Bullgaria do të merren 500 mijë metra kub çdo ditë

    SHA EMV do të blejë gaz natyror nga Makpetrol për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim” për periudhën nga 1 deri më 15 nëntor dhe për KOGEL në nëndegën “Energjetika” për periudhën nga 1 deri më 30 nëntor, njoftojnë nga kompania.

    “Duke qenë se termocentrali privat i gazit TE-TO ka siguruar gaz për regjimin e tij të funksionimit për muajin nëntor, nuk është bërë asnjë blerje nga SHA EMV. Kompania PGO njoftoi se nuk mund të fillojë dërgesat nga 1 nëntori, por nga 15 nëntori, e cila do të jetë objekt i një oferte të re. Me këtë ofertues do të duhet të kompletohet komunikimi për dokumentet tjera që kërkohen para lidhjes së kontratës”, thonë nga SHA EMV.

    Për periudhën e ardhshme, thuhet në njoftim, do të kërkohen oferta të reja nga kompanitë e interesuara për furnizim, përkatësisht për ngrohtoret “Lindje” dhe “Perëndim”, për KOGEL në “Energjetika” dhe për angazhimin e mundshëm të termocentralit privat të gazit TE-TO nga ana e SHA EMV.

    “Blerja e gazit natyror për një periudhë më të shkurtër kohore është bërë për faktin se çmimet e gazit natyror kanë rënë në bursa dhe pritshmëria është që të sigurohen kushte më të favorshme, në radhë të parë financiare, nëse blihet në mënyrë të njëpasnjëshme për periudha më të shkurtra”, thonë EMV.

    Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet nga më shumë burime të gazit përmes Bullgarisë. Kjo është mundësuar pas nënshkrimit të sotëm të Marrëveshjes për lidhje ndërsistemore për furnizim dhe distribuim të gazit në Pikën ndërlidhëse Qystendil – Zhilidovë mes SHA GA-MA dhe Bullgartransgaz.

    Marrëveshjen e nënshkruan drejtori ekzekutiv i SHA GA-MA, Aleksandar Arsiq dhe drejtori ekzekutiv i Bullgartransgaz, Vlladimir Malinov, ndërsa mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Resurseve Nacionale Energjetike SHA Shkup, Bajram Rexhepi. Dokumenti u nënshkrua në prani të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministrit të energjetikës së Bullgarisë Rosen Hristov dhe ambasadores së Maqedonisë në Sofje, Agnesa Rusi-Popovska.

    “Ato do të mund të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm dhe të shfrytëzojnë depon tonë në Çiren, tha Malinov dhe shtoi se do të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese dhe sipas dokumentit të nënshkruar do të barten 500.000 metra kub gaz natyror në Maqedoninë e Veriut në ditë.

    Fillimi i zbatimit është dakorduar që të jetë prej 01.01.2023. Periudha deri në fillimin e zbatimit do të shfrytëzohet si periudhë testimi mes dy operatorëve, me çka do të duhet edhe në praktikë të përgatiten të gjitha procedurat e punës. 

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e barnave në Maqedoni matastazon kancerin

    Lajmi i rradhës

    Sëmundjet kur trupit i mungon proteina

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë