EMV: Qytetarët do të kenë ngrohje gjatë gjithë dimrit

    Ndihmësdrejtoresha e EMV-së, Aleksandra Marojeviq, në “Magazina Ekonomike”, tha se qytetarët do të kenë ngrohje gjatë gjithë sezonit të dimrit dhe se kompania është e përkushtuar për çmimin më të ulët të mundshëm për blerjen e energjisë së nevojshme për funksionim pa probleme.

    “Konfirmoj që qytetarët do të kenë shtëpi të ngrohta gjatë gjithë dimrit… gaz kemi, qëllimi i tenderit është që të sigurohet gaz për gjithë sezonin e ngrohjes ose muaj për muaj varet nga ofertuesit. Sfida është vetëm në pjesën e ofrimit të çmimit më të mirë të mundshëm”, thotë Marojeviq.

    Në cilat raste ngrohja qendrore do të ngrohë gjithë natën?

    Marojeviq, duke folur për kohëzgjatjen e ngrohjes gjatë 24 orëve, tha se ngrohja e garantuar, nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00 mund të ndryshohet në varësi të temperaturës dhe kushteve meteorologjike.

    Ajo shprehu pritshmërinë që me uljen e temperaturave ditore të mos ketë nevojë për ndërprerje ditore në furnizimin e ngrohjes, dhe në rast nevoje ngrohja të vazhdojë edhe pas orës 22:00.

    “Ashtu si do të jenë temperaturat e jashtme, në motin e vjeshtës dhe dimrit, ne presim që koha e ngrohjes të zgjatet. Nëse ngrohja e garantuar është nga ora 6:00 deri në orën 22:00, kjo ora 22:00 do të zgjatet nëse temperatura në orën 22:00 është -8 gradë, do të ngrohet gjatë gjithë natës. Ky është një maksimum, ku natën nxemja nuk është me volum të plotë, siç është gjatë ditës”, thotë Marojeviq. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Jetesa në Maqedoni më e shtrenjtë se në Europë!

    Lajmi i rradhës

    “Në këto rrethana, VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë