Energjia bërthamore | Zëvendësdrejtori i ANEB-it do ta vizitojë Iranin

    Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do të udhëtojë për në Iran javën e ardhshme, njoftoi i dërguari i Iranit në Kombet e Bashkuara.

    “(Massimo) Aparo do ta vazhdojë Iranin javën e ardhshme. Vizita e tij është në përputhje me aktivitetet rutinë të masave mbrojtëse brenda kornizës së marrëveshjes”, tha Kazem Gharibabadi, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

    “Edhe pse ne jemi në kontakt të përhershëm me agjencinë, nuk është planifikuar që gjatë vizitës së tij në Teheran të ketë bisedime”, shtoi ai.

    Një burim diplomatik evropian konfirmoi për AFP-në vizitën e Aparos në Iran, duke thënë se ai do të vizitojë ndërtesën për pasurimin e uraniumit Natanz, për t’u siguruar “që inspektorët kanë qasje në vendet” ku janë të vendosura centrifugat që pasurojnë uraniumin.

    Irani është raportuar se ka kufizuar qasjen e inspektorëve të ANEB-it –që është agjenci e Kombeve të Bashkuara – në këtë ndërtesë bërthamore, pas një shpërthimi që ndodhi aty më 11 prill, por qasja u lejua plotësisht ditëve në vijim, tha i njëjti burim,

    Irani e ka përshkruar incidentin e 11 prillit si “terrorizëm bërthamor” të kryer nga Izraeli.

    Irani dhe fuqitë botërore arritën marrëveshje bërthamore më 2015, që lehtësonte sanksionet ekonomike ndaj Teheranit, në këmbim të programit bërthamor. Më 2018 nga kjo marrëveshje u tërhoqën Shtetet e Bashkuara. Që atëherë, Irani ka shkelur marrëveshjen, duke rinisur pasurimin e uraniumit.

    Lajmi Paraprak

    Diaspora kosovare pritet që brenda vitit të dërgojë 1 miliard euro në shtetin amë

    Lajmi i rradhës

    Barcelona ka marrë vendim: Pjanic dhe Umtiti mund të largohen falas nga klubi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë