Epilogu i “përplasjes” Ruskovska – Muaremi larg zgjidhjes

    Epilogu i rastit që solli suspendimin e Ruskovskës dhe largimin e Muaremit nga detyra do të dihet pasi prokuroria të marrë vendim për përplasjen e tyre. Rasti është në fazën e procedurës paraprake, në të cilën bëhen marrje në pyetje dhe grumbullohen prova të tjera, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës, thanë nga Prokuroria Publike e pyetur nga REL se deri ku ka shkuar procedura pas kallëzimit penal të Muaremit.

    Për dallim nga rasti kundër Muaremit, opinioni është më i njohur me kallëzimin penal kundër Ruskovskës. Pas kallëzimit, parashtruesi i kërkesës Muaremi ishte i pari që u dëgjua në prokurorinë e Shkupit, e cila është duke e trajtuar rastin dhe marrja në pyetje e prokurorëve përfundoi muajin e kaluar.

    Ndonëse për herë të parë u gjend në anën tjetër dhe në vend të ndjekjes penale, ajo është e dyshuar, Ruskovska pas marrjes në pyetje u shfaq e sigurt, duke gjykuar nga fjalët e saj.

    “Absolutisht pres që të hudhet kallëzimi, nuk kam inspektuar provat, kam parë kallëzimin penal, më është ofruar të shoh procesverbalin, nuk kam qenë e interesuar të lexoj deklaratën e Muaremit”, tha ajo.

    Muaremi ka bërë kallëzimin penal ndaj prokurores, i cili hapi çështjen ndaj ish-kreut të Policisë Financiare.

    Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është një fjali që dëgjohet shpesh nga përfaqësuesit e qeverisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Por një njollë në këtë luftë la kohët e fundit beteja e të parëve të dy institucioneve më të rëndësishme në vend përgjegjës për ndjekjen penale të krimit dhe korrupsionit -Drejtorisë së Policisë Financiare, në krye të së cilës ishte Arafat Muaremi, dhe Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar, të udhëhequr nga Vilma Ruskovska. Mesa duket për publikun të dy nuk kaloi pa pasoja. Ruskovska u suspendua dhe Muaremi dha dorëheqjen nga posti i tij.

    Se a do të mbajnë përgjegjësi penale do ta tregojë procedimi në prokurori. Muaremi akuzohet për marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm. Ruskovska për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

    Konflikti mes tyre ka lindur kur me urdhër të Ruskovskës më 18 korrik është bërë kontrolli në Policinë Financiare, pas një informate anonime të një qytetari, pa u bërë të ditur detaje.

    “Subjekti për të cilin ju shfaqni interes është në procedurë para hetimore dhe po veprohet në mënyrë aktive, gjatë së cilës ndërmerren një sërë veprimesh, duke përfshirë pyetjen e personave, deklaratat e të cilëve, sipas vlerësimit të prokurores në fjalë, do të kontribuojë në rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thanë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në pyetjen e REL-it për shkallën e rastit ndaj Muaremit.

    Duke qenë se procedura para hetimore është sekrete, siç shton institucioni, për momentin nuk mund të ndajnë detaje se cilët dhe sa persona janë marrë në pyetje.

    Situata më pas kulmoi kur Muaremi parashtroi kallëzim penal kundër Ruskovskës, pasi mendonte se bastisja ishte e paligjshme. Kallëzim penal është parashtruar edhe kundër prokuroreve Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, të cilat e kanë kryer bastisjen.

    Lajmi Paraprak

    Papa Françesku: Djalli depërton përmes pornografisë

    Lajmi i rradhës

    ShBA dënon shkatërrimin e pronave të personave që pajisen me targa RKS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë