Erdogan bën thirrje për paqe – Siria i ka dhënë fund gjakut dhe lotëve, ata e meritojnë më shumë se çdokush tjetër

    Së fundmi, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar regjimin e Bashar al-Assadit në Siri.

    Erdogan në një deklaratë ka theksuar angazhimin e palëkundur të Turqisë për arritjen e paqes në Siri.

    Ai nënvizoi vizionin turk për një Siri të bashkuar, ku të gjitha komunitetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe pa frikë.

    “Sirianët i kanë dhënë fund luftës, i kanë dhënë fund gjakut dhe lotëve”, e nis deklaratën Erdogan.

    “Vëllezërit tanë sirianë e meritojnë paqen më shumë se çdokush tjetër”, vazhdon ai.

    Ndër tjera, lideri turk theksoi se qëllimi i vetëm i Turqisë është mirëqenia e sirianëve.

    “Ne gjithmonë kemi punuar për këtë qëllim. Ky ishte qëllimi ynë i vetëm kur i hapëm dyert për vëllezërit dhe motrat tona që iknin nga dhuna dhe ne ua zgjatëm dorën për t’i ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Por regjimi i Damaskut nuk e kuptoi vlerën e zgjatjes së dorës së Turqisë”, u shpreh Erdogan.

    Deklarata e tij përfundoi duke thënë: “Turqia është në anën e drejtë të historisë edhe sot, siç ishte dje. Ne duam të shohim të mbizotërojë paqja në Siri, ku arabët, turkmenët, kurdët, alavitët, sunitët, e të krishterët jetojnë bashkë e nuk përjashtohen, nuk u cenohen të drejtat dhe liritë, nuk keqtrajtohen, por jetojnë përkrah njëri-tjetrit”. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    PSG nxjerr në shitje dy yje në janar, njëri do të transferohet në Angli e tjetri në Itali

    Lajmi i rradhës

    NJË E TRETA E MJEKËVE DREJT PENSIONIMIT!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë