Mehmedoviq: Certifikata do të jetë në fuqi, derisa nuk ulet numri i të infektuarve

    Qytetarët e pavaksinuar për Covid-19 ende e kanë të ndaluar të pinë kafe ose të hyjnë në qendra tregtare. Në hyrje të këtyre objekteve kërkohet certifikata që jeni imunizuar, ndërsa nga Komisioni për sëmundje ngjitëse tregojnë se nuk e kanë ndërmend që t’i shfuqizojnë deri sa nuk ulet numri i personave të infektuar me virusin corona. Qëllimi i kësaj mase nuk është parandalimi i transmisionit, por është mbrojtja e qytetarëve të cilët nuk kanë fare imunitet, as nga vaksinimi as nga kalimi i virusit.

    “Qëllimi i certifikatave është kjo për momentin. Të mos i lejojmë të jenë në atë anë ata që nuk kanë imunitet. Në momentin që do të kemi relaksim të situatës epidemiologjike, kur nuk do të kemi shifra aq të larta të të infektuarve, gjithsesi mund të bisedojmë edhe për masa tjera, por aktualisht nuk ka shanse të mendohet për shfuqizimin e tyre”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.

    Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski njoftoi se nga sot mund të caktohen teste për Covid-19 edhe në tre pika të reja në Shkup, në poliklinikën Gjorçe Petrov, Idadia dhe Bit Pazar. Kjo sipas Komisionit do të zvogëlojë pritjen e qytetarëve për testim.

    “Kjo është arsyeja pse ne po hapim disa pika testimi shtesë. Në Shkup nga sot janë aktive pikat në Gjorçe Petrov, Idadia dhe Bit Pazar për termine dhe në to testet për Covid mund të caktohen përmes mjekut të familjes. Po ashtu, planifikojmë të hapim pika testimi, në pikat që ishin dikur aktive gjatë pandemisë, në Qendrat e shëndetit publik në mënyrë që të shkurtojmë periudhën që e kemi parë si shumë të gjatë për caktimin e testimeve”, deklaroi Petliçkovski.

    Lajmi Paraprak

    Koncesionari ka ndërprerë kontratën për shfrytëzimin e arsenikut në Llojanë

    Lajmi i rradhës

    Këto janë vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që u morën në seancën e 14-të

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë