Erdogan ka deklaruar se do të luftojë për largimin e interesit dhe inflacionit nga kombi turk

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se do të luftojë për largimin e interesit dhe inflacionit nga kombi turk, raporton Anadolu.

    “Ata që mbrojnë interesin mes miqve tanë nuk duhet të ofendohen. Unë nuk mund dhe nuk do të jem me atë që mbron interesin”, tha Erdogan në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

    “Për aq kohë sa të jem në këtë pozicion, do të vazhdojë deri në fund luftën time kundër interesit (kamatës) dhe inflacionit”, shtoi presidenti turk.

    Erdogan theksoi se do të shqyrtojnë çështjen dhe do të ndërmarrin hapat në përputhje me rrethanat dhe shtoi se “interesi është shkaku dhe inflacioni është efekti”.

    Presidenti ka përkrahur uljen e normave të interesit si një mënyrë për nxitjen e rritjes ekonomike të brendshme.

    “Vendet e zhvilluara janë në prag të depresionit më të madh ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është e qartë se do të pasojë kriza sociale dhe politike”, shtoi Erdogan.

    Lajmi Paraprak

    Edi Rama: Barbari të marrë dënimin më të rëndë

    Lajmi i rradhës

    Dialogu në Bruksel përfundon pa takim trepalësh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë