Escobar: Nevojiten ndryshimet kushtetuese në RMV

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka realizuar bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, njoftojnë nga MPJ.

    Osmani dhe Escobar biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Dialogut Strategjik.

    “Në takim u diskutuan tema rreth aktualiteteve në rajon, situatës në veri të Kosovës, si një çështje e rëndësishme me ndikim më të gjerë në rajon.

    Bashkëbiseduesit rikonfirmuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje për aktivitete për deeskalimin e situatës, tërheqjen e barrikadave dhe sigurimin e kushteve për sundimin e ligjit”, njoftojnë nga MPJ.

    Temë e takimit, thuhet në deklaratën e MPJ-së, ishte edhe situata aktuale politike në vend, me fokus dosjen evropiane dhe detyrimet për vazhdimin pa pengesa të procesit të negociatave duke përmbushur detyrimin për ndryshime kushtetuese në vend.

    Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për prioritetet dhe ambiciet e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit të ardhshëm të OSBE-së, për të cilën u riafirmua mbështetja e SHBA-së për një kryesim të suksesshëm të vendit.

    Lajmi Paraprak

    Përmbyllet gjysmëvjetori i parë në shkollat e RMV-së me shumë probleme

    Lajmi i rradhës

    Gazi natyror shitet me të njëjtin çmim, si para luftës në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë