EShR: institucionet në RMV nuk paguajnë shtesën për punë jashtë orarit

    Shumë pak institucione paguajnë shtesën për punë jashtë orarit. Sipas Entit Shtetëror të Revizionit modulin e përllogaritjes së pagave e përdorin vetëm 29 institucione, ndërsa moduli i menaxhimit të pjesëmarrjes nuk përdoret fare.

    Sipas Revizionit janë konstatuar dallime në shumën e pagave për të njëjtat vende pune në institucione të ndryshme, si rezultat i marrëveshjeve të ndryshme ligjore dhe kolektive në bazë të të cilave përcaktohet edhe shuma e pikëve për nëpunësit administrativ.

    U konstatua se ndonëse korniza ligjor lejon pagesën e shtesave për punë jashtë orarit dhe përshtatjen me tregun e punës, shtesa për punë jashtë orarit paguhet vetëm në 26 nga 36 institucione, ndërsa shtesa për përshtatje me tregun e punës nuk paguhet në asnjë institucion.

    Kjo, sipas Revizionit krijon edhe më shumë dallime në lartësinë e pagave ndërmjet nëpunësve administrativ dhe vë në dukje nevojën e harmonizimit të pagesës së shtesave, siç parashikohet në ligj.

    Lajmi Paraprak

    Pushteti i ri kërkon zgjedhje për komunat

    Lajmi i rradhës

    Fronti Europian kundërshton propozimin që Stoilkoviq të jetë ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë