Kushte mizore në ambulancën e Gjorçe Petrovit

    Plasaritja e mureve, myku e lagështia janë vetëm disa nga pamjet që kamera e ALSAT filmoi brenda ambulancës në Gjorçe Petrov 2 në Shkup. Kjo ambulancë e cila ka 7 ordinanca, ekziston nga viti 1963 dhe që atëherë, nuk është bërë asnjë investim.  Aglaica Dimova tanimë 32 vite punon stomatologe. Thotë se ambulanca është para shembjes dhe se është shumë e vështirë të mirëmbahet higjiena.

    Konstrukti i kulmit të ambulancës lëshon ujë dhe në çdo reshje shiu posaçërisht shiu që ishte në Stajkovcë, ku patëm vërshim të madh, e kishim patjetër të ç’kyçim gjithçka sepse punojmë me rrymë. Konkretisht unë stomatolog dhe koleget tjera, kemi punë me rrymë. Është rrezik, punojmë me pacientë nga 0-100 vjeç. Nga aspekti higjenik bëjmë përpjekje maksimale që t’i mirëmbajmë kushtet bazike, megjithatë nga kjo që shihen nuk ka shanse që më shumë se kaq të bëhet prej nesh – deklaroi Аglaica Dimova, Mjeke Stomatologe.

    Kjo ambulancë mbulon 21 fshatra të rajonit të Dërvenit dhe ka shërbim 24 orë. Pacientët shprehen të zhgënjyer nga autoritetet të cilët me dekada u kanë premtuar ndërtimin e një ambulance të re.

    Që në Jugosllavi është ky objekt. 53 vite unë i kam, kjo ambulancë asnjëherë nuk ka pasur asgjë të rregulluar. Unë sa di, të gjitha ambulancat kanë ngelë njëjte që nga Jugosllavia, s’ka përparim. S’ka besim, vetëm gënjeshtra. Secila parti që vjen vetëm gënjeshtra – tha një Banor i Komunës së Gjorçe Petrovit.

    Premtimi i fundit ka qenë se deri me 15 korrik ky objekt do të rrënohet dhe njëra nga spitalet modulare që janë ndërtuar gjatë pandemisë do të vendoset aty.

    Ky është jo interesim i komunës së Gjorçe Petrovit, padituri e saj s’di si ta them. Asgjë nuk na është shpjeguar. Nuk e dinë as mjekët se ku do të vendosen gjatë asaj periudhe, siç e kuptova u kanë thënë gjenduni, punoni nga shtëpia – tha një tjetër banor i Gjorçe Petrovit.

    Megjithatë mjekët nuk besojnë se ky premtim do të bëhet realitet.

    Para çdo cikli të zgjedhjeve lokale kemi fushatë se do e rregullojnë objektin. Kemi premtim se do na transferojnë në objekte të spitaleve modulare, sa do zgjasë kjo nuk e di, nuk e dimë si do e rregullojmë me pacientët këtë gjë. Absolutisht jemi të dëshpëruar, nuk i besojmë askujt. Siç ndërrohet qeveria, asnjëri nuk realizon asgjë nga premtimet – u theksoi Aglica Dimova, Mjeke Stomatologe.

    Para 58 vitesh kjo ambulancë është ndërtuar nga Qeveria Angleze. ALSAT drejtoi pyetje te Ministria e Shëndetësisë lidhur me fatin e kësaj ambulance, por përgjigje nuk morëm.

    Lajmi Paraprak

    Supë krem me brokoli, e shëndetëshme dhe plot vlera

    Lajmi i rradhës

    Aleanca për Shqipëtarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë