EShS: kostoja e jetesës në janar 2025, krahasuar me janarin 2024, është rritur për 4,9%

    Indeksi i çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me janar 2024, shënoi rritje prej 4.9%, ndërsa indeksi i çmimeve shënoi rritje të lehtë prej 5.2%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

    Inflacioni i matur me indeksin e çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me dhjetorin 2024, është 0.2%.

    Rritja e inflacionit në janar 2025, krahasuar me dhjetorin 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Mallra dhe shërbime të ndryshme me 1.6%, Mobilje, orendi shtëpiake dhe mirëmbajtje shtëpiake me 1.5%, restorante dhe hotele me 0.7%, ushqime dhe pije joalkoolike 1, Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët dhe Rekreacioni dhe kultura me 0.1%.

    Në janar 2025, krahasuar me dhjetor 2024, rënie e kostos së jetesës është shënuar në grupet e mëposhtme: Transporti me 0.9%, Komunikim me 0.4% dhe Veshje dhe këpucë me 0.2%.

    Indeksi i çmimeve me pakicë në janar 2025 krahasuar me dhjetor 2024 u ul me 0.4%./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Të burgosurit do të kenë sigurim shëndetësor, kërkohet zgjidhje për personelin mjekësor

    Lajmi i rradhës

    Si do zgjidhet problemi i rrymës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë