Kovaçevski zgjidhet për mandatar të qeverisë së re

    Foto: AIM

    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka njoftuar në Fejsbuk se në Këshillin qendror të LSDM-së të mbajtur sonte e ka marrë besimin të jetë mandatar për qeverinë e re, përcjell Nistori.

    “Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe që sot nga KQ i LSDM-së kam marrë besimin për të qenë mandatar për Qeverinë e ardhshme!”, deklaroi Kovaçevski, duke premtuar që LSDM-ja do të vazhdojë të riorganizohet, për t’u demokratizuar dhe modernizuar.

    Kovaçevski paralajmëroi politikë të bazuar në vlerat socio-demokratike, mundësi për të gjithë kuadrin që i plotëson kushtet të emërohen në ndonjë funksion, hapjen e partisë ndaj të gjithëve që mund ta japin kontributin e tyre. Për të nuk ka ndarje në kuadro të reja dhe të vjetra, por vetëm të atyre që më pak ose më shumë kanë kontribuuar për përforcimin e partisë.

    Kovaçevski që nga 15 dhjetori i këtij viti është lider i ri i LSDM-së. Ai u zotua se do të udhëheqë partinë me ndershmëri dhe përgjegjësi dhe premtoi se do të zgjedhë një udhëheqësi të mençur dhe të përgjegjshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut vendi më problematik për të udhëtuar me aeroplan

    Lajmi i rradhës

    “A e dini se kush jam unë”, “Tani do t’i paraqitem ministrit, nesër do të fluturoni nga puna” | Mjekët në RMV çdo ditë përballen me kërcënime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë