EShS publikon përqindjen e papunësisë në Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë të këtij viti është regjistruar shkalla e papunësisë për 11.5.

    “Nga numri i përgjithshëm i të papunëve meshkujt e papunë marrin pjesë me 62.4% ndërsa femrat me 37.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në këtë periudhë te popullsia aktive janë regjistruar 796 930 persona, të punësuar 705 165, të papunë 91 765 persona. Kështu, shkalla e aktivitetit u regjistruar 52.5, ndërsa shkalla e punësimit 46.5.

    “Të punësuarit joformal janë 100 619, që është për 2.5% më shumë se tremujori i mëparshëm. Numri më i madh i personave të punësuar joformal, apo 48.8% ka në sektorin e Bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit dhe 17.7% në sektorin e Ndërtimtarisë”, raportoi Enti.

    Lajmi Paraprak

    Gjuhë përafruese apo përjashtuese në fushatë: a po hiqen vijat e kuqe mes partive?

    Lajmi i rradhës

    Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë