ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal

    Regjistrimi po zhvillohet me intensitet dhe tempo normal, ndërsa qytetarët janë inkurajuar dhe kanë besim në regjistruesit, informojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

    Theksojnë se gjatë zbatimit të aksioneve me shfrytëzimin e teknologjisë së lartë të sofistikuar, është normale paraqitja e problemeve teknike.

    “Ditëve të fundit janë paraqitur një numër i madh spekulimesh rreth asaj se si zbatohet regjistrimi në shtet dhe me çfarë problemesh përballet ESHS-ja në aktivitetet në terren. Gjatë realizimit të aksioneve të mëdha të tipit të regjistrimit, me shfrytëzimin e teknologjisë së lartë të sofistikuar, është normale të paraqiten probleme teknike, por që tejkalohen në afat sa më të shkurtë”, kanë thënë në ESHS.

    Nga ESHS njëherësh theksojnë se pas këtij operacioni statistikor qëndron ekip ekspertësh për mbështetje të cilët janë në dispozicion të regjistruesve dhe të cilët drejtpërdrejtë e ndjekin procesin e regjistrimit në terren dhe intervenon në momentin nëse paraqitet ndonjë problem.

    Lajmi Paraprak

    Nuredini mohon se për të infektuarit me Covid-19 janë kujdesur familjarët

    Lajmi i rradhës

    Fakte që nuk i dinit për jetën e Sigmund Frojdit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë