EShS: rritet numri i martesave në RMV

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të vitit 2023, numri i lindjeve të gjalla është 4 453 fëmijë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është zvogëluar me 9.8 %.

    Në tremujorin e tretë të vitit 2023 kanë vdekur 4 747 persona, nga të cilët 8 foshnje, që shënon ulje prej 6.8 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

    Shtimi natyrorë është negativ – 294  që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

    Numri i martesave në këtë tremujor nga 2023 është rritur me 11.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe është 4 116 martesa.

    Në këtë tremujor janë marrë 301 raporte për martesa të divorcuara.

    Lajmi Paraprak

    Të paktën 61 gazetarë u vranë në konfliktin Izrael-Hamas

    Lajmi i rradhës

    Deri ku kanë mbërritur rastet gjyqësore të grave të vrara?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë