VRASJA E 16 – VJEÇARIT NË TETOVË | Avokati: Vajza e ka mohuar se e ka vrarë të riun, të përfshirë edhe dy të tjerë (Video)

    Sot në Gjykatën Themelore në Tetovë, gjatë marrjes në pyetje, vajza e mitur (17 vjeç) e dyshuar për vrasjen e djalit 16 vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës, ka mohuar veprën dhe se për këtë vrasje janë të përfshirë edhe dy persona tjerë, ende të pa identifikuar, raporton Nistori.

    “Brenda fazës së filluar hetimore, e dyshuara e mitur A.I ka dhënë deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmijë, prokurorit, punonjësve social edhe prindërit të fëmijës, me ç’rast e mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbatja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa indetifikuar. Besojmë që prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes, sigurimit të provave do të arrijnë të bëjnë zbardhjen e rastit dhe kryerësit e vërtetë të vepres penale të vihen para drejtësise. Njëkohësisht në emër të familjes edhe në emrin tim personal shpreh ngushëllime për humbjen e të riut familjarëve edhe shokëve të klasës. Për hirë të zbardhjes së rastit lus faktorët relevant që të respektojne prezumimin e pafajsisë të klientit që përfaqesoj unë”, është shprehur avokati mbrojtës i vajzës së mitur, Ibraim Bajrami.

    Ndryshe, para dyerve të gjykatës, sot protestuan shokët dhe shoqet e klasës së 16 vjeçarit të vrarë në afërsi të Banjave të Tetovës nga 17 vjeçarja e Novo Sellës. Ata kërkuan drejtësi dhe zbardhje të rastit, duke u shprehur me lot në sy se e kanë pasur më shumë se shok klase. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arrin super ekspertiza për Llaskarcën

    Lajmi i rradhës

    SKANDAL / Nxënësve u imponohet të mësojnë për BDI-në në librin e gjuhës shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë