EShS: rritet numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut na muajin mars është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve në krahasim me marsin e vitit të kaluar. Në repartin e riparimit dhe instalimit të makinerive dhe pajisjeve është regjistruar rritje për 52.6 përqind.

    “Numri i të punësuarve në industri gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4.3 % Produktet kapitale për 16.0 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 11.5 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në këtë periudhë përkundër që rritja mesatare në nivel të vendit ka shënuar rritje për 1.7 përqind, në disa sektorë është regjistruar edhe ulje e numrit të të punësuarve.

    “Rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 7.1 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.9 %”, raportoi Enti.

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë e sigurimeve reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: mbështetja për VMRO-DPMNE-në do të thotë kthim në të kaluarën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë