“Është e pakuptimtë që gratë shtatzëna të kthehen në punë” – pas dy vitesh në qendër tregtare pa certifikatë!

    Dikush pas një, e dikush pas dy vjetëve, sot për herë të parë hyri pa certifikatë në qendër tregtare, pasi Qeveria i miratoi propozimet e Shtabit Koordinues të Krizës për ballafaqim me Covid-19.

    Është shfuqizuar masa me të cilën qytetarët duhej të kishin certifikatë për të hyrë në ndonjë qendër të mbyllur tregtare. Por, kjo nuk vlen edhe për objektet hotelierike që janë brenda këtyre qendrave ku kjo masë do të vazhdojë të jetë në fuqi.

    TV21 vizitoi një qendër tregtare ku në orët e hershme të mëngjesit vërehej fluks i shtuar. Disa prej tyre nuk ishin informuar se më nuk nevojitet certifikatë, andaj në hyrje i tregonin vërtetimet e tyre. Prej sot, edhe gratë shtatzëna kthehen në punë, me rekomandim që të vaksinohen. Një grua të cilën e takuam rastësisht, e kundërshton këtë vendim.

    -A jeni vaksinuar?
    -Jo.
    -Nuk keni certifikatë? Sa kohë ka kaluar pasi keni hyrë për herë të fundit në një qendër tregtare?
    -2 vjet.
    -A duhet të kthehen në punë gratë shtatzëna?
    -Jo, kjo është e pakuptimtë. Nuk njoh asnjë mjek që ka sugjeruar të vaksinohen gratë shtatzëna.
    -Çka jeni me profesion?
    -Logopede.
    -Sa është i rrezikshëm profesioni Juaj dhe a është ide e mirë që të ktheheni në punë?
    -Jo, unë punoj me fëmijë që janë në çerdhe, fëmijë që shkojnë në shkollë e vizitojnë vende të frekuentuara dhe nuk mund t’u ndaloni që të luajnë me shokun dhe t’i mos afrohet. Tani po kthehemi nga kontrolli. Bëra kontroll për HPV, variçelë, kurse më lëshojnë të punoj në Covid, në virusin më serioz dhe më vdekjeprurës.

    Shumica e qytetarëve me të cilët biseduam ose kishin certifikatë për imunizim ose certifikatë se e kanë kaluar virusin. Ata thonë se duan të kenë liri për të lëvizur dhe konsiderojnë se mbrojtja nga virusi korona duhet të lihet në ndërgjegjen e njerëzve, e jo të kufizohet lëvizja e tyre.

    “Po hyj dhe s’ka nevojë që dikujt t’i jap llogari. Njerëzit le të kujdesen për veten, le të jetojnë shëndetshëm, le ta adaptojnë stilin e jetës me situatën dhe gjithçka do të jetë në rregull”.

    Në vend të 45, covid-certifikatat për të shëruarit do të zgjasë 180 ditë, gjegjësisht 6 muaj nga data e marrjes së një testi pozitiv PCR. Mes të tjerësh, certifikata nuk do të kërkohet më as për dalje nga vendi.

    Lajmi Paraprak

    Opozita me një sërë propozimesh për zgjidhjen e krizës ekonomike

    Lajmi i rradhës

    “Nxënësët me maska në shkollë” – prindërit e quajnë vendimin të turpshëm!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë