“Nxënësët me maska në shkollë” – prindërit e quajnë vendimin të turpshëm!

    Lënda e edukatës fizike në shkolla nga sot do të zhvillohet pa maska mbrojtëse. Kjo pas kërkesës së një grupi të madh prindërish, të cilët vlerësojnë se e njëjta është e dëmshme për nxënësit.

    Kryetari i lëvizjes së prindërve “Stop mbajtjes së maskave në shkolla” Trajçe Petrovski shprehet i kënaqur që u pranua kërkesa e tyre, por shton se njëjta duhet të vlejë për të gjitha orët mësimore. Ne nuk kërkojmë shumë, kërkojmë vetëm të drejtë për zgjedhje, kush do le t’i çojë fëmijët në shkolla me maska e kush të dojë pa maska.

    “Unë shpresoj që të mbushen mend dhe përfundimisht të nisin të mendojnë në interes të nxënësve e jo në interes të lojërave të tyre. Ngaqë bëhet fjalë për fëmijë, e bindën popullin se ka shumë fëmijë të sëmurë në mes nxënësve, bën skrining e skriningu tregoi se ka vetëm 0.8%. Nuk e di çfarë ju duhet më shumë si dëshmi që t’i shfuqizojnë maskat. Kjo që po ndodh është e turpshme, të turpshme janë vendimet që po i sjellin”.

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, nuk përzihet në vendimet e Komisioni për sëmundje ngjitëse. Në pyetjen se a duhet që nxënësit ta ndjekin mësimin në klasa pa maska, thotë se këtë më së miri e dinë ekspertët shëndetësorë.

    “Për mua më shumë rëndësi ka që skriningu nëpër shkollat fillore që u realizua në Qytetin e Shkupit dha të dhëna që numri i fëmijëve të infektuar ishte shumë i ulët në skriningun që bëri Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Komisionin për sëmundje ngjitëse besoj se në momentin kur do ta shohin të arsyeshme do ta sjellin edhe atë masë që do të jetë për lehtësim për nxënësit”.

    Ndryshe Komisioni për sëmundje ngjitëse ka pasur takim javor, ku është diskutuar mbi gjendjen epidemiologjike në vend, mirëpo nuk është sjellë rekomandim për shfuqizimin e maskave në shkolla. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Është e pakuptimtë që gratë shtatzëna të kthehen në punë” – pas dy vitesh në qendër tregtare pa certifikatë!

    Lajmi i rradhës

    Punë të pakryera dhe regjistrim jo në kohë i blerjeve, janë disa nga parregullsitë e gjetura IShT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë