EURO 2024 | Miliona euro në bastoret e Maqedonisë së Veriut!

    Viteve të fundit dukshëm është rritur numri i dibranëve që frekuentojnë lojërat e fatit. Sidomos ka një rritje të madhe të banorëve lokal në bastoret. Por me fillimin të kampionatit Evropian në futboll, është dyfishuar numri i banorëve që vendosin bast me para për ndeshjet që mbahen në Kampionatit Evropian në Gjermani.

    Koha këto ditë vizitoi disa bastore që gjenden në qendër të qytetit dhe sipas të punësuarve në bastoret, rritja e banorëve që bëjnë baste është shumë i madh. Për fat të keq, mes tyre që janë prezent në bastoret dhe janë lojtarë aktiv ka edhe të rinj dhe të moshuar të cilët mbijetojnë me ndihmat sociale që përfiton familja.

    Kampionati evropian është pritur me një interes të madh nga dibranët. Shumë të rinj nga Dibra ndoqën ndeshjet të kombëtares shqiptare duke udhëtuar në Gjermani. Por normalisht pjesa më e madhe vazhdon të ndjek futbollin nga Gjermania edhe nëpërmjet ekraneve televizive. Në mbrëmje rrugët e Dibrës boshatisen me që popullata ndjek lojërat me një interes shumë të madh. Por kur jemi tek ndeshjet futbollistike, qëndron edhe fakti se kampionati rriti numrin e dibranëve që vendosin baste, në bastoret e shumta në Dibër.

    Në një bastore që vizituam në qendër të Dibrës,të punësuarit na thanë se dyfishimi i lojtarëve në bastore ka të bëjë edhe me besimin se tani gjatë kampionatit edhe premiat janë më të mëdha. Takuam të rinj por edhe shumë të moshuar dhe pensionistë. Disa nga ata që takuam, na thane se vendosin bast për ndeshjet e kampionatit. F.R , na tha se dy herë ka qëlluar nga fillimi i kampionatit Evropian të fitoj premia shumë të mëdha.

    “Më parë kam ardhur në bastore shumë rrallë, por tani me që ka shumë ndeshje interesante, vendos baste për ndeshjet e Zvicrës dhe Turqisë. Për bukuri deri tani bastet më kanë dhanë përfitime të mira në para”, tha ai. Po të njëjtin mendim kanë edhe dy student dibran të cilët vikendeve ardhkan në vendlindje, meqë studiojnë në Tetovë. “Kur luajmë bast, atëherë edhe ndeshjet janë më interesant”, thonë Agroni dhe Roni.

    Por siç shtohej numri i atyre që luajnë baste, shtohej edhe shqetësimi i popullatës lokale për ata që bëjnë bast në bastoret e Dibër, por që janë anëtarë të familjeve me problem sociale. Punëtorët në bastoret e Dibrës thonë se kampionati evropian ka rritur edhe numrin e lojtarëve nga kategoria e familjeve sociale. Burimet të njëjta potencojnë se por fat të keq mbi 50 për qind e atyre që jetojnë me ndihma sociale janë vizitor të rregullt të bastoreve dhe të salloneve të tjera të lojërave të fatit.

    Dukuria është shestuese, për çka deri tani kanë patur takime edhe shoqatat qytetare me qëllim që të ulet numri i atyre që bëjnë baste e që rrjedhin nga familjet me problem sociale. Poashtu në bastoret ka edhe shumë lojtarë që vijnë nga diaspora, respektivisht nga SHBA-ja dhe Evropa. Mërgimtarët që kanë ardhur në vendlindje tani më janë bërë mysafir tradicional të bastoreve në Dibër.

    Lajmi Paraprak

    “Ikja e trurit” nga Maqedonia e Veriut kushton qindra milionë euro, shteti fle

    Lajmi i rradhës

    PENSIONISTËT NGA RAJONI I KUMANOVËS: DUAM SHËNDETËSI FALAS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë