Biznesmenët nuk heqin dorë nga synimi për kthimin e punëtorëve në punë të dielën

    Biznesmenët nuk heqin dorë nga synimi për t’ia ndryshuar mendjen qeverisë dhe kthimin e punëtorëve në punë të dielën.

    Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se nuk janë vetëm punëdhënësit që duan të punojnë të dielën, por për mëditje më të mirë të punësuarit vet do të paraqiten për të shkuar në punë të dielave. Biznesmenët u ankuan në emër të punëtorëve se u është shkelur e drejta kushtetuese për punë.

    “Ligji e vlerëson punën e punëtorëve në sektorin e tregtisë ndryshe nga sektorët e tjerë, në kuptimin që shtesa e pagës për punonjësit e tregtisë që punojnë të dielave është 100%, ndërsa punonjësit në sektorët e tjerë 50%”, tha Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.

    Nga Oda ekonomike propozojnë kthimin e orarit të punës me katër turne me ditë të detyrueshëm pushimi për ata që do të punojnë të dielave. Por kanë edhe një propozim shtesë, të lejojnë që pronarët të vendosin me dëshirën e tyre nëse do të punojnë të dielën apo jo. Ata që do t’i hapin dyqanet të punësuarve t’u paguhet mëditje më e lartë dhe javën e ardhshme të kenë një ditë pushim.

    “Të parashikosh që e diela është ditë pushimi javor, por të mos ketë një listë të saktë të veprimtarive, por të lejojmë ata që duan të punojnë me paraqitje në inspektoriatin e punës të punojnë, dhe të paguajnë shtesë pagash”, u shpreh Orde Gjeorgjieski nga Oda Ekonomike.

    Nga Oda e Tregtisë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, e diela ditë jopune, e kontestuan zgjidhjen ligjore para Gjykatës Kushtetuese.

    Dy javë më vonë, pas takimit me kryeministrin e ri Dimitar Kovaçevski, biznesmenët ndryshuan mendje dhe thanë se do të tërhiqnin iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë, por me kusht që të miratohej një ligj i ri, më i mirë. Qeveria njoftoi se është i mundur korrigjim i ligjit.

    Ndërkohë sindikatat mbeten të mendimit se të dielën punëtorët duhet të pushojnë, dhe nuk do të heqin dorë nga angazhimi për reduktimin e sektorëve që tashmë kanë të drejtën e punës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Akoma nuk është hapur hetim ndaj prokurorëve në rastin “Trust”

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: Kuvendi aktualisht nuk është në gjendje të zgjedhë gjyqtarët kushtetues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë