Eurostat: Shqipëria, e dyta në rajon për çmimin e energjisë, më i shtrenjti Mali i Zi!

    Të dhënat e fundit të Eurostat mbi mbi çmimin e energjisë në Europë, por dhe në Ballkanin Perëndimor, e rendisin Shqipërinë të dytën pas Malit të Zi.

    Raporti ndjek ecurinë e çmimeve të energjisë dhe gazit për konsumatorët familjarë në gjysmën e parë të vitit. Për vendin tonë, çmimi i energjisë elektrike për një kilovat/orë, duke përfshirë të gjitha taksat ishte 0,094 euro në 6-mujorin e pare.

    Të njëjtin nivel ka Maqedonia e Veriut; më e shtrenjtë energjinë elektrike rezulton në Malin e Zi me 0.0961 euro për kë/orë, që në fakt përbën një ulje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi kur shënonte 0,097 euro për kilovat/orë.

    Në Serbi, familjet e paguajnë energjinë elektrike me 0.080 euro për kilovat/orë, në Bosnje Hercegovinë 0.087 euro, dhe në të dy rastet shënohet një rritje e lehtë e çmimit.

    Kosova vazhdon trendin e vitit të kaluar, dhe rezulton më lirë nga pjesa tjetër me 0.0611 euro. Hulumtimi i Eurostat reflekton qartë faktin që çmimet e energjisë kanë ndryshuar ndjeshëm në të gjithë kontinentin e vjetër këtë vit, edhe pse në disa vende të Europës, çmimi për konsumatorët familjarë ka pësuar rënie për shkak të politikave subvensionuese që kanë aplikuar qeveritë.

    Çmimet e energjisë për familjet gjatë vitit 2022 u rritën në 22 shtete anëtare të BE-së në gjysmën e parë të 2022, krahasuar me gjysmën e parë të 2021. Rritja më e madhe u regjistrua në Çeki (+62% ), përpara Letonisë (+59%) dhe Danimarkës (+57%). Ndërkohë ndërhyrja e shtetit përmes subvencioneve ka ndihmuar sakaq në uljen e barrës së çmimit për familjet në Holandë, Slloveni e Poloni. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Pesë lojtarët që mund ta zëvendësojnë Messin te PSG

    Lajmi i rradhës

    Rënia e shpejtë e funksionit të veshkave dhe lidhja me depresionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë