Fajësoni Perëndimin

    Partia e presidentit rus, Vladimir Putin po i drejtohet një tjetër fitoreje të madhe në zgjedhjet parlamentare. Rusia e Bashkuar mund të marrë 300 nga 450 vende në parlament. Por zgjedhjet janë shoqëruar nga akuza për manipulime. Sipas BBC, ka pasur dyshime për mbushje kutish dhe votim të detyruar

    Nga Steve Rosenberg, BBC

    Maratona zgjedhore në Rusi ka përfunduar. Por edhe përpara se të numëroheshin votat e para, nuk dukej se ky ishte një proces i ndershëm zgjedhor.

    Shumë politikanë të opozitës dhe aktivistë u ndaluan që të votojnë. Mbi të gjitha përkrahësit e udhëheqësit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny.

    Pandemia e koronavirusit ishte arsyeja zyrtare se përse votimi u shtri në tre ditë. Por kritikët thonë se votimet e shtrira në kohë nuk ofrojnë transparencë dhe janë të hapura për abuzime.

    Raportimet për parregullsi në votime kanë ardhur nga e gjithë Rusia.

    Kreu i komisionit zgjedhor tha se kritikat ishin pjesë e një ‘fushate të planifikuar, të qëllimshme dhe të financuar nga jashtë’. Është një shenjë e asaj që pritet të vijë.

    Kështu do të reagojë Moska ndaj çdo kritike ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve: duke drejtuar gishtin nga Prëndimi dhe duke pretenduar se e gjitha është pjesë e një komploti të huaj për të diskredituar Rusinë.

    Lajmi Paraprak

    Escobar kritik ndaj BE-së: Mos i shtyni negociatat me Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Ç’mendojnë të fuqishmit për Angela Merkelin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë