Familja e kreut të BDI-së, me biznese milionëshe

    Familja e kreut të BDI-së Ali Ahmetit po zgjeron biznesin. Pas paralajmërimeve që djali i Ahmetit Shkumbini hyn në biznesin me rrymën, së fundmi nipi i tij Drin Ahmeti si pronar i kompanisë “Thor Industri” bashkë me kompaninë “Pe-vla-ku” nga Shqipëria janë bërë bashkëpronarë të qendrës tregtare “Soravia”, në qendër të Shkupit.

    Qendra tregtare ka mbi 15 mijë e 500 metra katrorë. Nëse çmimi mesatar për metër katror është 2 mijë euro, atëherë çmimi është mbi 31 milionë euro.

    Drin Ahmeti është djali i Fekri Ahmetit, vëllait të liderit të BDI-së ndërsa në portofolin e tij të biznesit edhe pse i ri në moshë, tashmë ka 4 kompani. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: BDI-ja, një kullë me letra e cila çdo ditë po fundoset

    Lajmi i rradhës

    Ivanovska: Në shtet ka struktura që nuk i lejojnë institucionet të funksionojnë siç duhet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë