“Familjarët e 45 viktimave në Bullgari kanë nevojë për drejtësi e përgjegjësi e jo për defilime ministrash e kryetarë partishë”

    Foto: AIM

    Aleanca për Shqiptarët në vigjilje të ditës së varrimit të viktimave që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari, ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe luten për viktimat që të jenë në mëshirën e Zotit, njofton Nistori.

    “Sot kur në banesën e fundit po përcillen 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari i lutemi Zotit që t’i  pranojë këta shpirtëra në mëshirën dhe begatitë e tij, si dhe tu jep forcë dhe durim familjarëve të tyre me të cilët bashkëndjejmë dhimbjen. Ndërkohë shprehim keqardhje për mënyrën se si ata që duhet të japin përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi, vendosën që ta thellojnë dhimbjen dhe ta keqpërdorin këtë tragjedi me defilime partiake e politike.”, – thonë nga ASh.

    Nga kjo parti kritikojnë pushtetin, duke theksuar se pafytyrësia e këtij pushteti, ashtu si edhe në tragjedinë e Llaskarcës, Tetovës dhe shumë të tjera, doli në pah edhe në këtë rast të dhimbshëm.

    Familjarët të cilëve sot ju digjet shpirti, kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi dhe jo për shfaqe e defilime ministrash, kryeministrash e kryetarë partish që as vendin nuk e kanë aty. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Rruga drejt BE-së me mjegull, ja pse Shkupi, Tirana dhe Prishtina janë kthyer kah SHBA-ja”

    Lajmi i rradhës

    Si “vdesin” institucionet ndërkombëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë