Familjet në Gazë mezi po i mbajnë gjallë bebet e porsalindura (Video)

    Lindja e fëmijës së tyre të dytë do të duhej të shënonte fillimin e një kapitulli të ri të lumtur për një familje të re palestineze nga Gaza qendrore. Por, lufta shkatërruese Palestinë – Izraeli i ka rrënuar shpresat dhe pritjet e Saleemit dhe të Esras për familjen e tyre, shkruan REL, përcjell Nistori.

    Sipas OKB-së, në Gazë janë rreth 50 mijë gra shtatzëna. 5.500 prej të cilave pritet të lindin në muajin e ardhshëm. Por, të paktën 22 spitale në Gazë janë jashtë funskionit.

    “Ne po punojmë në rrethana të jashtëzakonshme tani. Ilaçet që janë harxhuar, më nuk mund të gjinden. Ka shumë pak ilaçe jetike për fëmijët. Gjërat si dezinfektues më nuk janë në dispozicion për ta”, deklaron Weasm Shaltout, mjek në Al Aksa.

    Shumë familje tani mezi po ia dalin t’i mbajnë gjallë anëtarët e tyre më të rinj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Së shpejti propozimi në Qeveri se si do të bëhet ulja e pagave të politikanëve

    Lajmi i rradhës

    Pesë kandidatë për një vend në KShZ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë