Familjet në RMV më të prekura nga të gjithë nga rritja e çmimeve

    Familjet në Maqedoninë e Veriut ndjehen më të prekura nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Kjo si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, karburantit, pastaj ngrohjes Më pas janë çmimet e barnave dhe shërbimeve shëndetësore. Për të gjitha këto kategori, vlera mesatare është nota më e lartë pesë. Pikëpamjet për çmimet e ushqimeve dhe energjisë elektrike janë dukshëm të afërta, kështu që mund të konsiderohet se familjet janë më të shqetësuara për këto rritje. Kështu tregon anketa e realizuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike, si dhe partnerëve DeSo dhe Pulsi i demokracisë, mbështetur nga Civika Mobilitas.

    Anketa u realizua në 1853 mostra përfaqësuese me të anketuar të rritur. Poashtu statistikat treguan se dallimi në çmimet e restoranteve dhe kafeneve është statistikisht i rëndësishëm,që do të thotë se meshkujt janë më të prekur nga këto rritje çmimesh. Gratë ndjejnë më shumë rritjen e çmimit të barnave dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe të produkteve kozmetike. Sa i përket rritjes së çmimeve krahasuar sipas përkatësisë etnike respektivisht, rritja e çmimeve ka ndikuar më shumë tek shqiptarët apo maqedonasit, anketa ka treguar se vlerësimi është më i lartë tek shqiptarët për të gjitha kategoritë e çmimeve, përveç ngrohjes, ku maqedonasit janë më të prekur. Megjithatë, dallimet midis tyre janë të vogla dhe sipas anketës kjo do të thotë se si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët i ndjejnë rritjet e çmimeve në të njëjtën mënyrë.

    Ndërkohë, ish-Ministri i Financave Nikolla Popovski, tha se inflacioni tashmë është një problem global dhe kriza ekonomike më shumë i ka goditur vendet me të ardhura mesatare, ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, për shkak të nivelin të konsumimit.

    “Ne më shumë harxhojmë nga të ardhurat për ushqime dhe energji, se sa për shërbime, prandaj në vendet e zhvilluara shkalla e të ardhurave është 30 për qind, kurse tek neve rreth 50 për qind, prandaj edhe çmimet u rritën në mënyrë enorme, kurse qeveria në shumë raste tentoi që këtë efekt ta suspendojë dhe subvencioni energjinë elektrike dhe ngrohjen, kurse tek ushqimet ajo ndërmori një masë jo të zakonshme duke ngrirë çmimet e produkteve ushqimore dhe këta masa kishin efekt disa javor për popullatën, por më pas bëhen problemtike. Inflacioni zgjat më shumë se një vit por kjo nuk është pasojë e luftës në Ukrainë dhe pandemisë, por është pasojë e krizës globale që nga viti 2009 dhe politikave afatgjate monetare. Atëherë është menduar se politikat fiskale monetare nuk do të ndikojnë në inflacionin, por pasojat vërehen edhe në këtë periudhë” tha Popovski.

    Ai më tej shtoi se sipas projeksioneve pritet që të ulet inflacioni deri në fund të vitit dhe të jetë në numër njëshifror, nëse eventualisht nuk ka ndonjë goditje tjetër të radhës në nivel global. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Çdo i pesti fillorist në RMV jeton në varfëri!

    Lajmi i rradhës

    Deri në dhjetor duhet të presin qytetarët e RMV për tarifën e lirë ditore të rrymës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë