Deri në dhjetor duhet të presin qytetarët e RMV për tarifën e lirë ditore të rrymës

    Nga 1 dhjetori kthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në orën 15, njoftoi ditë më parë në konferencë për media kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski. 

    Kjo, theksoi Bislimovski, është maksimumi që mund ta bëjmë dhe presim që në periudhën e ardhshme të fillojë ndryshimi i njehsorëve. 

    “Tarifën e lirë nuk e sjellim për arsye politike, por për shkak të sinjalit të çmimit të energjisë elektrike në të gjitha bursat në Evropë, duke përfshirë edhe bursën tonë. Çmimi i energjisë elektrike tetë muajt e fundit është më i ulët edhe se çmimi pas orës 24”, tha Bislimovski

    Lajmi Paraprak

    Familjet në RMV më të prekura nga të gjithë nga rritja e çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet kushtetuese në vendnumëro!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë