Farmacistja Spasevska: Ka fitime nga kanabisi mjekësor

    Lefkov nga VMRO-DPMNE: Industria e kanabisit mjekësor u shndërrua nga çështje ekonomike në çështje sigurie

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në Klan Debat sqaroi qëllimin e sjelljes së ligjit për kanabisin mjekësor në kohën kur partia e tij ishte në pushtet. Sipas tij, atëkohë, ligji u soll me konsensus të të gjitha partive poltike, ndërsa qëllimi ka qenë përfitimi i industrise farmaceutike vendase nga produkti i marihuanës mjekësore, përcjell Nistori.

    Ai akuzoi pushtetin e LSDM-së se nuk e ka ecur përpara këtë çështje dhe e ka degraduar zhvillimin e kësaj industrie dhe qëllimin kryesor të saj.

    “Nga ideja fillestare e vitit 2016 se do të zhvillohet për qëllime mjekësore e se ne do të kemi industri me zhvillim të lartë farmaceutike, përballemi me prodhimin e vetëm lëndës së parë”, tha mes tjerash Lefkov.

    Ai akuzoi pushtetin për korrupsion dhe keqpërdorim të kësaj industrie duke përmendur edhe përfshirje të zyrtarëve policorë në tregti ilegale të kanabisit.

    Farmacistja Spasevska: Edhe përkundër vështirësive dhe pengesave ligjore, ka fitime nga kanabisi mjekësor

    Farmacistja Emilija Spaseska u shpreh se procesi i prodhimit dhe tregtisë së kanabisit mjekësor në vend, ka hasur në vështirësi për shkak të pengesave dhe bllokimit të ndryshimeve ligjore.

    Kjo industri aktualisht vepron në bazë të dispozitave ligjore të sjella vite më parë. Procesi sipas saj përfshin një investim të madh, njohje serioze të lëndës, ekip me diciplinë dhe kontrolle rigoroze për kualitet.

    “Për nuanca më vështirë, pak më rëndë, me shumë përpjekje, por gjithsesi po. Ka fitim”, u shpreh Spaseska.

    “Ligji favorizon bizneset e mëdha” – Avokati Mitrovski sqaron se pse ngeci industria e kanabisit mjekësor

    Avokati dhe aktivisti, Janaki Mitrovski u shpreh i zhgënjyer nga klasa politike në vend për shkak se e bllokuan zhvillimin e industrisë së kanabisit mjekësor në vend, duke penguar edhe përfitime të mëdha financiare për ekonominë vendase. Sipas tij, me sjelljen e ligjit në vitin 2016, Maqedonia u bë vendi i dytë në Evropë, pas Kroacisë që legalizoi prodhimin e kanabisit për qëllime medicinale.

    Kroacia, që prej asaj kohe, sipas avokatit Mitrovski, ka ecur shumë në këtë drejtim duke themeluar edhe disa qendra për trjatim të pacientëve me këtë lloj bari, ndërsa nga ana tjetër Maqedonia ka ngelur në vend. E gjithë kjo sipas tij, për shkak të politikanëve lakmitarë dhe dëshirës së madhe të tyre për të përfituar financiarisht për xhepat e tyre dhe shokëve të tyre të biznesit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SULMET KIBERNETIKE | Institucionet në RMV janë të papërgatitura

    Lajmi i rradhës

    Zylbeari: Politika përzihet në çdo sferë, nuk duhet të ndërhyjë në punën e gazetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë