Zylbeari: Politika përzihet në çdo sferë, nuk duhet të ndërhyjë në punën e gazetarëve

    Zylbeari: Problemi te ne është jotransaprenca, politika përzihet në çdo sferë

    Gazetarja Elida Zylbeari në “Click Plus” në TV21, duke folur për temën “Dezinformatat dhe edukimi i mediave”, tha se politika në vendin tonë ndërhynë kudo, në çdo sferë të jetës ku edhe shpesh gazetarët ndikohen drejtpërdrejt nga politika, përcjell Nistori.

    “Politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e mediave. Nuk duhet të përfshihesh në fjalën e lirë në media. Te ne problemi është te jotransparenca e politikës. Politika përzihet në çdo sferë, te gazetarët edhe kudo në sferat e shoqërisë.”- tha Zylbeari.

    Ajo tha se, deziniformatat gjatë pandemisë kanë ndikuar në mënyrë indirekte në mortalitetin e lartë në vend, bile këto informata, sipas gazetares, kanë rritur në mënyrë indirekte edhe mortalitetin. Ajo dha shembull sesi këto dezinformata, si p.sh. virusi nuk ekziston, i shtynin njerëzit të mos shkonin në spitale, ose të shkonin me vonesë dhe më pas të ishte shumë vonë për ata.

    “Kemi shembullin e pandemisë, p.sh. kur kishte dezinformata nga disa aspekte, ku njëra prej tyre ishte se korona nuk ekziston dhe ky ishte problem sepse nuk kishte shumë informata të verifikuara. Të thuash se një virus nuk ekziston, i shtynte njerëzit që të mos shkonin në spitale dhe të paraqiteshin shumë vonë, në prag të vdekjes. Mund të themi se dezinformatat kanë ndikuar në mortalitetin. Duke mos shkuar në spital, duke thënë se virusi nuk ekziston, normale që spitali nuk mund më të të shpëtojë.” – shtoi Zylbeari.

    Saraçini: Sa më keq raportohet për marrëdhëniet ndëretnike, aq më mirë është për strukturat etnonacionaliste në politikë

    Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë, tha se sa më keq që raportohet për marrëdhëniet ndëretnike, aq më më mirë është për strukturat etnonacionaliste në politikë. Ai mori si shembull rastin e 12 viteve më parë ku dy parti në pushtet u konfrontuan me njëra-tjetrën edhe fizikisht, por në fund të dyja partitë morën më shumë vota në zgjedhjet që vijuan, sepse votuesit ndiheshin të kërcënuar nga pala tjetër.

    “Sa më keq që raportohet për marrëdhëniet ndëretnike, aq më më mire është për strukturat etnonacionaliste në politikë. Kishim rastin e para 12-13 viteve në Kalanë e Shkupit, ku të dyja partitë në pushtet u konfrontuan te kalaja, rezultati në zgjedhje ishte se të dyja partitë kishin marrë më shumë vota. Sepse kur votuesi ndihet i rrezikuar nga tjetri, ai do t’ia japë votën atij për të cilin beson se e mbron.”- shtoi Saraçini.

    Profesoresha e Shkencave të Komunikimit, Rina Ajdari tha se në përgjithësi të gjithë janë të rrezikuar, po më shumë në veçanti janë të rinjtë.

    Për këtë qëllim, profesoresha Ajdari u shpreh se edukimi mediatik duhet të futet si lëndë në shkollat e mesme dhe në fakultet.

    “Në përgjithësi jemi të rrezikuar nga dezinformatat dhe mendoj se grupi që më së shumti rrezikohet janë pikërisht të rinjtë. Dezinformatat burojnë nga burime të ndryshme, janë helmi që e helmojnë shoqërinë tonë për momenti. Duhet të ruajmë të rinjtë dhe popullatën nga dizinformimi. Edukimin mediatik duhet ta fusim në program në shkollat e mesme dhe më pas në universitete”, tha Ajdari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Farmacistja Spasevska: Ka fitime nga kanabisi mjekësor

    Lajmi i rradhës

    NEWBORN kundër “një Republike të prishur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë