Fatkeqësitë natyrore nga viti 2016-2021 – do të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët e RMV-së

    Kanali në Hasanbeg

    Dëmet që kanë ndodhur në fatkeqësitë natyrore nga viti 2016 deri në vitin 2021 do të mbulohen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

    “Qeveria në seancën e sotme vendosi për pagesën e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore që i kanë pasur bujqit në vitin 2016, 2017 dhe 2018”, bëjnë me dijë nga Ministria e Bujqësisë.

    Ministria bëri me dije që do të mbulohen 10 përqind e vlerës së përgjithshme, ndërsa këtë mbështetje do ta marrin 9 100 qytetarë dhe subjekte juridike nga 29 komuna, pas dorëzimit të 35 raporteve të dorëzuara.

    Mbështetje do të marrin edhe 1 072 persona fizikë dhe juridikë për dëmet e pësuara në vitin 2021 në vendet si Rosoman, Demir Kapi, Rankovcë, Karbinc dhe Bogdanci, ashtu që vlera e përgjithshme është 4.5 milionë euro.

    Lajmi Paraprak

    Rikthimi i krizës

    Lajmi i rradhës

    Kosovës i vihet në pikëpyetje produkti i sigurisë kombëtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë