Faturat e larta të rrymës, shkak për mbylljen e zanateve në Çarshinë e vjetër të Shkupit

    PAS 10 VITEVE MUND TË HUMBET ZANATI I RROBAQEPSISË

    Faturat e larta të rrymës mbyllin zanatet në çarshinë e vjetër të Shkupit. Pas 10 viteve mund të humbet zanati i rrobaqepsisë. Disa punonin edhe për festa.

    Gazetari: “Mirdita. A u lodhët? A po keni punë. Sot është festë por ju po punoni si po ju shkon puna?

    Zanatçiu: “Te ne nuk ka festë. Mirë po nuk është ashtu siç duhet, ashtu si ka qenë nuk është. Por po mundohemi. Edhe pse është ditë feste ne duhet të punojmë. Kështu është situata”. (00-26)

    Rexhep Ameti 40 vite punon si rrobaqepës në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Ka vendosur të hap punëtorinë edhe sot për të riparuar pasi askush nuk është i interesuar për të qepur diçka.

    Ameti është njëri prej pak rrobaqepësve që po e mban gjallë këtë zanat. Shumica e të rinjëve nuk janë të interesuar për ta “vjedhur” zanatin.

    Zanatçiu: “Besoj se pas 10 viteve nuk do të ketë kush të qep. Nuk do të ketë as kush të bënë riparime. Nuk ka qirak, nuk ka njerëz që duan ta mësojnë këtë zanat. Të rinjtë nuk e kanë dëshirë? Jo nuk ka. Unë as fëmijët e mi nuk i kam sjell këtu sepse nuk ka llogari. 40 vite e bëjë këtë punë vetëm për një jetë më mirë diçka nuk ka” – deklaroi Rexhep Ameti, rrobaqepës.

    Kriza ekonomike, shtrenjtimi i energjisë elektrike edhe më shumë po e vështirson punën e zanatçinjëve në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Çmimi i faturave të rrymës u ka ardhur dyfish më shumë, e një pjesë e tyre mendojnë t’i mbyllin dyqanet e tyre në qoftë se Qeveria nuk u del në ndihmë. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    FMN: Viti 2023 nuk do të sjellë rimëkëmbje ekonomike as në RMV

    Lajmi i rradhës

    Shumë ligje të pamiratuara në vitin 2022 në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë