Favorizimi i gazetarëve në seancën e Kuvendit të RMV

    Derisa gazetarët vendor mezi arrinin të gjenin një vend në galerinë e Kuvendit, për të ndjekur seancën ku po votohej Qeveria Teknike, gazetarët rajonal u favorizuan, duke u lejuar të ulen në pjesën e paraparë për diplomatë të akredituar në vend, përcjell Nistori.

    Dhjetëra ekipe televizive nga rajoni, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria me interesim të madh ndoqën zhvillimet rreth zgjedhjes së Qeverisë teknike në vend, duke vënë theks të veçantë te kryeministri shqiptar.

    Studiot e hapura kushtuar pikërisht kësaj ngjarjeje dhe në prononcimet e tyre nëpër rrjetet sociale këta gazetarë lavdëronin politikat e BDI-së, madje kishte dhe që i kërkon falje Ahmeti pasi nuk besonin në premtimin e tij. 

    Lajmi Paraprak

    Putin zyrtarisht regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale

    Lajmi i rradhës

    Asnjë njohje që tre vjet – Liberalizimi i vizave mund të ndihmojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë