Fazliu: Ua jap besën se kryeministri shqiptar do të ndodh në 100 ditëshin e fundit të qeverisë (Video)

    Deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu në një paraqitje të tij gjatë tubimit zgjedhor në fshatin Strimnicë ka thënë se kryeministri shqiptar do të ndodh në 100 ditëshin e fundit të qeverisë. Fazliu ka numëruar projektet që janë fituar edhe me kontributin e BDI-së në komunën e Zhelinës, ku janë mbështetur projekte deri në 60 milionë denarë. Ai ka folur edhe për Ligjin për shtetësi, regjistrimin si proces që ka hasur në vështirësi nga kundërshtarët politik, por ai u realizua falë edhe BDI-së, njofton Nistori.

    “Ju e dini se më 5 qershor lideri jonë doli me një moto madhështore (agjenda e gjelbër). Me një moto të cilën të gjithë skeptikët thonin se çfarë është kjo. Si kur doli për shembull për kryeministrin e parë shqiptar. Të gjithë thoshin se do bëhet, s’bëhet e kështu me radhë. Ua jap fjalën dhe besën se 100 ditëshin e fundit në zgjedhjet e ardhshme kur do të mbahen në 2024 ne do të kemi një kryeministër shqiptar që do t’i organizon ato zgjedhje. Do të thotë se do të hyjmë në zgjedhje me kryeministrin e parë shqiptar”, ka deklaruar Fazliu.

    Ai më tej foli edhe për agjendën e gjelbër e cila u promovua më 5 qershor të këtij viti, është një agjendë e cila është proces, që është në të mirë të qytetarëve, referendum për projekte madhore, mirëqenie, digjitalizim dhe ngritje e jetesës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Demush Shasha kërkon realizëm | Vetë rajoni nuk është gati për anëtarësimin në BE

    Lajmi i rradhës

    Në mungesë të parkingut, krijohet kaos në qendrën klinike të Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë