FE dorëzoi interpelancë për Mexhitin, Stoilkoviqin, Toshkovskin dhe Isenin

    Interpelancë për zëvendëskryeministrat Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq dhe për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij Astrit Iseni ka dorëzuar sot grupi parlamentar i “Frontit Evropian”.

    Koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti, sot në një konferencë për media tha se po e dorëzojnë interpelancën për punën e katër anëtarëve të Qeverisë, për të cilët tha se të gjithë nuk kanë legjitimitet etnik.

    Për zëvendëskryeministrin Mexhiti, Bexheti tha se është përgjegjës për keqmenaxhimin e situatave që po ndodhin në vend, përfshirë edhe marrëdhëniet ndëretnike.

    “Në vend që të vepronte si garant i paqes dhe integrimit ndër-etnik, ai ka dështuar të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar dhe të kontribuonte në ruajtjen e harmonisë shoqërore dhe ndëretnike. Përkundrazi, ai ka toleruar diskriminimin , drejtësinë selektive nga organet kompetente dhe ka heshtur ndaj padrejtësive të përsëritura që ka pësuar ky komunitet”, tha Bexheti.

    Në sqarimin e dhënë nga Bexheti për interpelancën e dorëzuar për ministrin e Brendshëm Toshkovski dhe zëvendësin e tij Iseni, tha se në ditën e festës së flamurit shqiptar, ata si persona përgjegjës kanë urdhëruar policinë që të ndërhyjë në një mënyrë të paparë dhe mënyrë të pajustifikuar, duke penguar një manifestim paqësor dhe tradicional të shqiptarëve.

    “Kjo ndërhyrje ka shkaktuar tensione të panevojshme dhe ka minuar atmosferën e paqes dhe bashkëjetesës ndër-etnike. Policia, në vend që të ruante rendin publik dhe të respektonte të drejtat e qytetarëve për të festuar këtë ditë, ka nxitur konfrontime dhe ka përshkallëzuar tensionet. Ky dështim i menaxhimit të situatës ka ndodhur për shkak të paaftësisë dhe mungesës së profesionalizmit të Ministrit të Punëve të Brendshme”, tha Bexheti.

    Lajmi Paraprak

    MPB për lejet e vozitjes me emrin e ri: afati i fundit është më 31 dhjetor

    Lajmi i rradhës

    Francën e pret një krizë politike me mocionin e votëbesimit

    Lajme tjera

    TË RINJ PA PUNË!

    Turizmi, që këtë vit preku shifra rekord, zhvilloi ekonominë, por pavarësisht kësaj, shumë të rinj janë ende pa…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë