Feith thirrje Kosovës: mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e ShBA-së tani e tutje

    Pieter Feith, ish-përfaqësuesi i BE për Kosovën tha në një intervistë për Euronews Albania se klasa politike në Kosovës nuk duhet ta marrë të mirëqenë mbështetjen e SHBA nën drejtimin e Donald Trump.

    Feith u shpreh se administrata e re është duke parë interesin ekonomik mbi gjithçka tjetër dhe në këtë kuadër Serbia është shumë më tërheqëse sa i përket mineraleve që përbëjnë interes për të.

    “Kam një këshillë miqësore për klasën politike në Kosovë; mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë nga sot e tutje, gjërat kanë ndryshuar. Në dialogun me Serbinë, Serbia është tërheqëse jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA për shkak të mineraleve që përbëjnë interes për SHBA, që ditët e sotme po e sheh të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se duhet të mbetet fleksibël ku të jetë e nevojshme, sigurisht pa lëshuar interesin kombëtar të saj. Do ishte e mençur që të normalizojë sa më parë marrëdhëniet me Serbinë”, tha ai. /EN/

    Lajmi Paraprak

    “Simbol i vlerave dhe idealeve”: përvjetori i vrasjes së aktivistit Enver Hadri

    Lajmi i rradhës

    U nis për në punë, por nuk ia doli — u sulmua nga qentë endacakë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë