Mickoski: LSDM asgjë nuk bëri për popullin, por bënë shumë për xhepat e tyre

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte në tubim në Kumanovë theksoi se kur LSDM dhe Zaev flasin se janë më të mirët, kjo do të thotë se janë më e keqja për Maqedoninë. Ata sipas Mickoskit, janë në vit të pestë në Qeveri dhe kanë shpenzuar 16 miliardë euro dhe asgjë nuk kanë bërë, ndësa çdo familje e kanë futur në borxh për 4.500 euro.

    “Asgjë nuk bënë për popullin dhe bënë shumë për vete. Vjodhën çka mundej, shitën gjithçka që ishte për shitje. Qeveria e LSDM-së, nga 1 qershori 2017 deri më 30 shtator 2021, për 52 muaj shpenzoi 16 miliardë euro dhe këto janë para të popullit. Por çfarë bënë me ato para. A mbani mend se premtuan 500 kilometra autostradë, dhe pas 52 muajve nuk mund ta përfundojnë as autostradën që e nisi VMRO-DPMNE”, tha Mickoski.

    Ai theksoi se nuk janë 600 kilometra rrugë rajonale dhe këtë mund ta shohin qytetarët.

    Lajmi Paraprak

    Terminalet, vazhdon trajnimi i këshillave zgjedhor

    Lajmi i rradhës

    Apasiev: Në këto zgjedhje do të fitojmë mbi 60 këshilltarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë