Fëmija u zvarrit në oxhak për të gjetur Babagjyshin

    Mëngjesi i krishtlindjeve ishte mjaft i gëzuar në shtëpinë e familjes Madison në Detroit.

    Por, dy vjeçari Jesse i befasoi prindërit e tij kur u shfaq i mbuluar me blozë.

    Nuk kaloi shumë kohë që mamaja e tij, Kierra e kuptoi se çfarë kishte ndodhur – ai u zvarrit në oxhak për të provuar të gjente Babagjyshin.

    “Ai nuk ishte aty për disa minuta, fillova ta telefonoja dhe më në fund e gjeta në oxhak. Edhe motra ime donte ta ndiqte”, tha Kierra për mediat.

    Ajo e ka dokumentuar ngjarjen me fotot që ka shpërndarë në Facebook, kështu që aventura e vogëlushit është bërë virale.

    Lajmi Paraprak

    Fishta: Hamaj, matrapazë, teneqexhinj, kallajxhinj, analfabetë gjithfarësh – në zyrat ma të larta të shtetit

    Lajmi i rradhës

    Lista e ushqimeve të mira dhe të këqija për zorrën e irrituar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë