Fëmijët e pavaksinuar në RMV, nga e hëna nuk do të pranohen në kopshte

    Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (IShSSh) ka marrë sot vendimin e ministrit të Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive, për kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme dhe ndalimin e pranimit në institucionet parashkollore të fëmijëve, të cilët nuk janë të imunizuar apo që nuk janë imunizuar plotësisht, njofton Inspektorati.

    Inspektimet e jashtëzakonshme do të nisin ditën e hënë, datë 11 mars, me vendimin për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pa imunizuar ose që nuk janë të imunizuar plotësisht me DTP, si dhe masa të tjera të urdhëruara epidemike, sqaron IShSSh.

    Gjithashtu, shtojnë nga atje, personat përgjegjës në institucionet parashkollore do të duhet të përgatisin listën e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar me DTP.

    Fëmijët me sëmundje të tjera infektive të mos pranohen, ndërsa për çdo mungesë të shtuar të njoftohet Qendra për shëndet publik – Shkup, theksojnë nga Inspektorati.

    Kujtojmë se  Ministria e Shëndetësisë dje pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis). Ministri Demiri, me vendim ka urdhëruar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madh.

    Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq, ka bërë të ditur se janë 123 persona të infektuar me pertusis, prej të cilëve numri dominues, 109 persona, janë nga Shkupi.

    Lajmi Paraprak

    “Milka Oreo”, tërhiqet nga tregu i RMV – ka prani të pjesëve të plastikës

    Lajmi i rradhës

    Gratë i “rrjepin” burrat për festën e 8 Marsit

    Lajme tjera

    “PANDEMIA” NGADALËSON GAZIFIKIMIN E POLLOGUT

    AKTIVISTËT MJEDISOR: GAZIFIKIMI DO TË ULË NEVOJËN PËR SHKATËRRIMIN E MJEDISIT GazetareBlerona Jakupi – Zylbehari Ndërtimi i sistemit të gazifikimit në aksin Shkup – Tetovë – Gostivar, i cili filloi në dhjetor të vitit 201 dhe që pritej të përfundonte në dhjetor të vitit 2019, akoma nuk është përfunduar. Nga Resurset Ener gjetike të Maqedonisë thonë se paraliza që shkaktoi pandemia dhe problemet pronësoro juridike janë shkaqet kryesore të cilat i kanë ngecur punimet.   Në një deklaratë për Nistori, drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi thotë  se kanë ngelur rreth 16 km për të përfunduar aksin Shkup – Tetovë – Gostivar.  “Në aksin Shkup – Tetovë – Gostivar,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë