“Milka Oreo”, tërhiqet nga tregu i RMV – ka prani të pjesëve të plastikës

    Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur se çokollata “Milka Oreo” 37 gramë po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së copave të plastikës.

    Produkti është me numër serik OSK0934652 dhe ka datë skadimi 18 gusht 2024. Çokollata prodhohet në “Mondelez Poland Production”, ndërsa importues është operatori ushqimor “TD Nelt”.

    I njëjti produkt, me të njëjtin numër serie dhe datë skadence, u tërhoq nga tregu kroat pak ditë më parë për të njëjtën arsye – praninë e mundshme të copave të plastikës.

    Lajmi Paraprak

    Sonte kalon afati për mbledhjen e nënshkrimeve, shtatë kandidatë në garë për president

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët e pavaksinuar në RMV, nga e hëna nuk do të pranohen në kopshte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë