Pasi Arben Fetai u shkarkua nga Arben Taravari në kuvendin e jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët, sot përmes një konference për media, reagoi Fetai, i cili tha se mbledhjet e të ashtuquajturave kuvende partiake nuk përfaqësojnë frymën e as statutin e Aleancës, përcjell Nistori.
“Qeveria sot është mos stabile se kurrë, e përkushtuar ndaj reformave dhe vendosur për integrim. Aleanca për Shqiptarët ka një rol kyç në këtë proces dhe ne nuk do heqim dorë nga misioni jonë. Sa u përket mbledhjeve të degëve gjysmake që po quhen kuvende partiake dhe që përçajnë, etiketojnë, ato nuk përfaqësojnë frymën e as statutin e Aleancës. Shprehim zhgënjimin tonë sigurisht për fyerjet që janë bërë rinisë këtu prezente dhe gruas shqiptare, po ashtu këtu prezente në emër të Aleancës. Por përgjegjësia jonë është të mos e humbin drejtimin edhe kur të tjerat degradohen. Ne do të vazhdojë një partnerë të barabartë në koalicionin VLEN, me të njëjtin profesionalizëm, në të njëjtin drejt dedikim duke i shërbyer qytetarëve me nderë dhe me vendoshmëri. Të dashur qytetarë të dashur aktivistë dhe mbështetës të Aleancës, Aleanca do vazhdojë të ndërtojë jo të rrënoj, ne jemi këtu për të bashkuar jo për të ndarë, ne të mbajmë besën për të qenë zëri juaj në institucione në çdo lagje e në çdo fshat”, tha Fetai.
Fetai: është sabotuar procesi i punësimit të shqiptarëve, mirëpo kjo do të rregullohet me punësimet e reja
Për numrin e madh të të punësuarve maqedonasë dhe pak të atyre shqiptarë kohëve të fundit, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka fajësuar Arben Taravarin.
Fetai tha sot se Taravari ka tërhequr përfaqësuesin e ASh-së për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.
“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”, deklaroi Arben Fetai.
Sipas Fetai kjo do të rregullohet dhe me tempo të madhe do të realizohen punësimet edhe në pjesën shqiptare.
Zëvendëskryeministri Arben Fetai në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Fetai tha se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet.
“Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhën ndryshime”, tha Arben Fetai.
Ai tha se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate. /Nistori/