Tetova, Gostivari dhe Zhelina borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj Rusinos

    Ndërmarrja Rusino/Pollog po përballet me vështirësi financiare, për shkak se ndërmarrjet komunale nuk paguajnë shërbimin. Drejtori i kësaj ndërmarrje Besim Dogani thotë se ndërmarrjet komunale të Tetovës dhe Gaostivarit janë borxhlinjtë më të mëdhenj.

    “Gjendja financiare vazhdon të mbetet e vështirë, respektivisht me një ardhmëri të pa qartë për shkak të borxheve, jo të komunave por të ndërmarrjeve komunale, sidomos të dy komunave të mëdha të komunës së Tetovës dhe Gostivarit, të cilët normalisht marrin pjesë në 70% të funksionit të ndërmarrjes Rusino, apo funksionimit të ndërmarrjes së përbashkët Rusino. Ata janë sjellësit më të mëdhenj të mbeturinave dhe obliguesit më të mëdhenj financiar të ndërmarrjes sonë”, tha Besim Dogani, drejtor i Rusino.

    Ndërmarrja komunale e Gostivarit ka një borxh prej rreth 5 milion denarë, ndërsa ajo e Tetovës mbi 3.5 milionë denarë.

    “Borxhi i komunalecit të Gostivarit arrin rreth 5 milion denarë dhe ai i Tetovës mbi 3.5 milionë denarë. Edhe pse me ata kemi bërë një marrëveshje që kësti të paguhet në nivel ditor, që të zbutet borxhi, por edhe pse bëhet kjo, të hyrat janë të pa mjaftueshme për funksionim të rregullt të ndërmarrjes sonë.”

    Ndërkohë problematike është edhe komuna e Zhelinës.

    “Komuna e Zhelinës është e vetmja komunë që nuk ka shlyer obligimin fillestar në një vlerë prej 640 mijë denarë, dhe nuk e ka në plan ta shlyej. Ne kemi nis procedurat gjyqësore për ta shlyer këtë borxh, përndryshe komunat tjera e kanë shlyer këtë obligim.”

    Çmimi për një ton mbeturina në muaj është 310 denarë që paguajnë komunat dhe është çmimi më i ulët në Maqedoninë e Veriut. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Talat Xhaferi nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

    Lajmi i rradhës

    Përleshje ndërmjet dy personave në Tetovë, theret me thikë njëri prej tyre 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë