Filipçe deklarohet nëse do të ketë masa të reja dhe se cilët qytetarë mund të marrin dozën e tretë të vaksinës

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmjet një konference për media, sot njoftoi se dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, përveç personave të moshës mbi 60 vjeç, mund ta marrin edhe qytetarët e tjerë të moshave më të reja.

    “Informata e dytë është rekomandimi i Komitetit për imunizim, që përveç qytetarëve të moshuar dozën e tretë do të mund ta marrin edhe qytetarët e tjerë pa dallim, të moshës dhe pa dallim nëse kanë apo jo sëmundje tjera kronike”, tha Filipçe.

    Në lidhje me masat e reja restriktive ai tha se nuk ka nevojë dhe se situata me Covid-19 po përmirësohet, nuk ka më mbingarkesë në spitale.

    Lajmi Paraprak

    Kurti e priti në zyrë policin i cili e kishte arrestuar para 16 viteve

    Lajmi i rradhës

    Pekin 2022: Lojërat Olimpike Dimërore pa spektatorë të huaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë