Filipçe dhuratë për Zaevin: Faleminderit që nuk thatë “jo” për investim në shëndetësi (Video)

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka ndarë mirënjohje për punëtorët shëndetësorë për përkushtimin dhe angazhimin në luftën kundër Pandemisë së Covid-19.

    Që të dy në largim, në ngjarje ka qenë i pranishëm edhe Zoran Zaev.

    Këtë të fundit Filipçe zgjodhi ta befasojë publikisht në emër të punëtorëve shëndetësorë.

    “Ju ndaj një dhuratë që të na kujtoni gjatë dhe të ju falënderohem për mbështetjen që i dhatë sistemit shëndetësor, të gjithë punëtorëve shëndetësorë. Të falënderohem për atë se nuk thatë “jo” për nevojat dhe kërkesat për cilindo investim në shëndetësi dhe të falënderohem për atë sepse arritëm, me ndihmën tënde, veçanërisht kjo është meritë e jotja, që punëtorët mjekësorë nga të shtypur dhe të nënçmuar, i bëmë njerëz krenar dhe të respektuar në shoqërinë tonë”, tha Filipçe dhe ftoi Zaevin ta marrë dhuratën.

    Zaev e përshëndeti ngrohtë Filipçen, por gëzimin në fytyrë ia shtoi fakti kur pa se prapa dhuratës ka mbishkrime nga punëtorët shëndetësorë të cilët kishin zgjedhur fjalët më të mira për ta falënderuar./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Osmani pa ndonjë ide për marrëveshje të re me Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    Ende nuk dihet se me çfarë çmimi do të sigurohet gazi në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë