Filipçe: Ka viktima nga zjarri në Tetovë, të lënduarit dërgohen në Shkup

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen tragjike në Tetovë.

    Ai në një postim në Twitter shkruan se ka viktima nga zjarri që kaploi kovid-qendrën, ndërsa thotë se të lënduarit dërgohen në Shkup.

    “Ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tetovë ku ka viktima në zjarrin që shpërtheu në qendrën Kovid. Për momentin po përcaktohet numri i saktë i njerëzve që humbën jetën, të lënduarve dhe gjendja e tyre”, shkruan Filipçe.

    Zjarri tashmë është shuar, ndërsa shkaqet nuk dihen akoma./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Shuhet zjarri në kovid-qendrën në Tetovë, ende nuk dihen shkaqet

    Lajmi i rradhës

    Si matet tek ushqimet indeksi i Glicemisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë