Filipçe: Kemi sistem të përgatitur shëndetësor

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe se po shqyrtohen të gjithë skenarët e mundshëm për gjendjen me Covid-19, përcjell Nistori.

    “Sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe se po shqyrtohen të gjithë skenarët e mundshëm për presion ndaj spitaleve me pranimin e pacientëve me Koovid. Ne e mbikëqyrim situatën epidemiologjike në të gjithë vendin dhe numrin e pacientëve të pranuar. Nëse lind nevoja, do të hapen objekte shtesë për kujdesin e pacientëve me Kovid. Stafi është i gatshëm dhe kudo që është e nevojshme mjekët do të dërgohen mjekë shtesë kuadër mjekësor. Mesazhi i Klinikave Universitare në kampusin Nënë Tereza është që të silleni sa më me përgjegjësi të jetë e mundur”, ka shkruan Filipçe.

    Përndryshe, në RMV qytetarët në mënyrë të vazhdueshme tregojnë interesim për vaksinim kundër Covid-19. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Paqartësi rreth protokolleve për kthimin e nxënësve në shkolla

    Lajmi i rradhës

    MSHIA me sistem nacional për cilësi dhe efikasitet të shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë