Filloi ndërtimi i linjës së transmetimit Manastir – Elbasan, pritet të përfundojë deri në 2023

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Ohër ka shënuar nisjen e ndërtimit të rrjetit të transmetuesit linjës së transmetimit 400 kV për lidhjen e sistemeve të transmetimit të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, Manastir – Elbasan. Ai tha se me këtë përfundon edhe realizimi i rrjetit të transmetimit mes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë. Kurse ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kjo shënon fillimin e lidhjes energjetike me Shqipërinë, shkruan TV 21.

    Ky investimi kap vlerën prej 50 milionë eurosh dhe siç tha Zaev, bëhet fjalë për një ndër investimet më të mëdha të transmetimit të energjisë elektrike në vend. Kjo pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe me këtë do të kompletohet edhe rrjeti i Korridorit 8.

    “Me këtë përfundon edhe lidhja energjetike me të gjitha shtete e rajonit”, tha Zaev.

    Nga ana tjetër ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se ky është një nga investimet më të rrëndësishme për atë si ministër, dhe se ky interkonektor ka për qëllim edhe rritjen e konkurrencës në vend dhe rajon për investim në ekonominë energjetike.

    “Ky është një nga investimet e rëndësishme për mua si ministër e Ekonomisë dhe besoj edhe për tërë Qeverinë, duke e pasur parasysh se fillojmë edhe lidhjen me Shqipërinë”, tha Bekteshi.

    Bekteshi shtoi se ky projekt është në kuadër të Strategjisë energjetike të miratuar nga Qeveria, e cila parasheh ndërtim të rrjeteve të reja të energjisë së ripërtëritshme.

    Lajmi Paraprak

    National Geographic për shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Hundëzakët dhe Edi Rama

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë