Fillon aplikimi i studentëve të Maqedonisë së Veriut për të siguruar vend në konvikt

    Foto arkiv*

    Studentët shtetas të Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi prej të hënës të aplikojnë për të siguruar vend në konviktet studentore për vitin akademik 2023/24.

    “Afati për aplikim për studentët e vitit të II dhe viteve më të larta fillon prej 17.07.2023 dhe zgjat deri më datë 31.07.2023. Afati për aplikim të studentëve të vitit të I fillon prej 01.09.2023 dhe zgjat deri më 11.09.2023”, paralajmërojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

    Në rast se nuk plotësohen vendet e lira, mundësia për aplikim do të vazhdon, por jo më vonë se 30 nëntor.

    “Nga numri i përgjithshëm i vendeve në dispozicion  në konvikte, 20% sigurohen për studentë, që për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë   në  Republikën  e  Maqedonisë së Veriut.

    Aplikimi do të bëhet në formë elektronike përmes adresës http://e-uslugi.mon.gov.mk., ku do të dërgohet fletaplikimi dhe dokumentet tjera që kërkohen në Konkurs.

    Lajmi Paraprak

    Media gjermane për rrahjet në Parlamentin e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Juratoviç: Vuçiç e Kurti janë nën presionin e nacionalistëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë